Secondary Adv

Inflacioni ne Eurozone shenon tjeter rekord, arrin 10 per qind ne shtator

Inflacioni në Eurozonë ka arritur në 10% në muajin shtator, sipas Eurostat.

 

Sipas njoftimit të Eurostat, inflacioni këtë muaj është rritur në 10%, nga 9.1% në gusht, shkruan The New York Times. Rritja e çmimeve të energjisë, të ushqimeve dhe të sektorit industrial, kanë ndikuar në rritjen e inflacionit.

 

Inflacioni në Estoni ka rënë në muajin shtator në 24.2%, në krahasim me 25.2% në gusht. Megjithatë, shkalla e inflacionit në këtë shtet është më e larta në Eurozonë.

 

Lituania, Letonia dhe Holanda janë shtetet tjera me inflacionin më të lartë në Eurozonë me 22.5%, 22.4%, dhe 17.1%, respektivisht. Franca ka raportuar shkallën më të lartë të inflacionit në 6.2%. Gjithashtu, edhe Gjermania, ekonomia më e madhe në BE ka shënuar rritje të inflacionit në 10%.

 

Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime tjera, heqja e masave kufizuese të koronavirusit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë  shkaqet kryesore që kanë ndikuar në rritjen e inflacionit në shumë vende të botës.

 

Disa organizata botërore kanë paralajmëruar se bota mund të përballet me një recesion global në 2023./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat